Një shpërthim i dyshuar ka ndodhur paraditen e 30 prillit në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun e QKUK-së, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar informacione lidhur me shpërthimin e dyshuar dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Në vendin e ngjarjes ka zbarkuar edhe Njësia K9, e specializuar për detektimin e mjeteve shpërthyese.
Sipas të dhënave të para, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale në veturë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.
