Shtyhet gjysmëvjetori i dytë në Fushë Kosovë

Para 9 muaj

Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës ka njoftuar se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë është shtyrë deri më 19 janar 2026, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe vështirësive në sigurimin e ngrohjes në disa shkolla. Vendimi është marrë për arsye sigurie, pasi nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit mësimor.