Sorensen flet për vizitën në Beograd, thekson rëndësinë e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Para 1 vit

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka folur për vizitën e djeshme në Serbi.

Ai në një postim në llogarinë e tij në X theksoi se i ka dëguar me kujdes bashkëbiseduesit në Beograd.

“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, sot isha në Beograd për bisedime përgatitore përpara takimeve të ardhshme të Dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, shkroi Sorensen në shkrimin e mbrëmëshëmnë këtë takim

Në Serbi, ai është takuar me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë