Sot varroset 19-vjeçari i vrarë në Vushtrri, Ardit Zymeri

Para 1 vit

Pas vrasjes tragjike të 19-vjeçarit Ardit Zymeri mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot, më 24 mars, në Dubofc të Vushtrrisë , në orën 16:30.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë, Ardit Zymeri, i cili u nda nga jeta më 23 Mars 2025.

Varrimi do të bëhet sot, më 24 Mars, në Dubofc, në orën 16:30.

Me zemër të thyer, ftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirësit që të na bashkohen për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Kujtimi dhe dashuria për të do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona, thuhet në njoftimin e familjes.

Ndërkohë, për këtë ngjarje të rëndë, i dyshuari kryesor është Bleon Dibrani, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.