Sot varroset Naser Gashi,i cili u vra mbrëmë në Prishtinë

Para 1 vit

Sot do të varroset Naser Gashi, 62-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Prishtinë.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet në Dragodan, me Namazin e Ikindisë, njofton Klankosova.tv.

Pos të vrarit, i plagosur ka mbetur Miftar Miftari rreth 40-vjeç i cili është duke u trajtuar në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tij është stabile.

Ndërkohë, asnjë person nuk është arrestuar deri më tani lidhur me rastin që ndodhi mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

“Nuk ka asnjë të arrestuar për rastin. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e Policisë janë duke ndërmarrë masa dhe veprime të nevojshme hetimore mbi këtë rast”, thanë nga prokuroria për Klankosova