Spiropali: Dialogu e vetmja rrugë, Serbia duhet ta pranojë realitetin e Kosovës

Para 7 muaj

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se dialogu mbetet e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit me homologun e saj kosovar, Glauk Konjufca, Spiropali theksoi se stabiliteti rajonal nuk mund të ndërtohet duke mohuar realitetin, duke shtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Ajo nënvizoi se njohja reciproke është baza e vetme për marrëdhënie të qëndrueshme dhe se Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet, në mënyrë që t’i hapet rruga Kosovës për anëtarësim në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Shqipëria, sipas saj, do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në këtë proces.