Spiropali mbështet protestën e 17 tetorit: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë

Para 1 vit

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën gjithëkombëtare të 17 tetorit në Tiranë, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në një reagim në rrjete sociale, Spiropali e quajti procesin “të padrejtë dhe të pabazuar në fakte”, duke theksuar se “zemrat kuqezi do të rrahin bashkë kundër padrejtësisë”.

Ajo tha se protesta në sheshin “Skënderbej” do të jetë një zë i fuqishëm për lirimin e çlirimtarëve dhe për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës së UÇK-së. Shqipëria, sipas saj, do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës në këtë çështje.