Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet lidhur me dëmtimin e aparaturës së rezonancës magnetike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, për të cilin dyshohet se mund të jetë shkaktuar qëllimisht.
Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikqi.
“Me të pranuar informatën, Kryeprokurorja ka përpiluar shënim zyrtar dhe njëkohësisht ia ka proceduar rastin një prokurori të shtetit për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai.
