Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

Para 1 vit

Të paktën 13 ushtarë pakistanezë u vranë dhe 10 u plagosën, së bashku me 19 civilë, kur një sulmues vetëvrasës drejtoi një automjet të mbushur me eksplozivë drejt një konvoji ushtarak në distriktin e Vaziristanit Verior të provincës Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, thanë zyrtarët lokalë.

“Shpërthimi shkaktoi gjithashtu shembjen e çative të dy shtëpive, duke plagosur gjashtë fëmijë”, tha një oficer policie në Khyber Pakhtunkhwa.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë, por sulmet nga militantët e Tehrik-i-Taliban Pakistan (TTP) janë të shpeshta në rajon , raporton Hindustan Times.

Në mars, ushtria e Pakistanit tha se kishte vrarë 10 militantë të dyshuar për lidhje me TTP-në, pasi një sulmues vetëvrasës thuhet se kishte në shënjestër një kamp të Korpusit Kufitar pranë pikës së kontrollit Jandola në Vaziristanin Jugor.