Sulmi terrorist në Banjskë, kërkohet burg i përjetshëm për tre të akuzuarit

Para 1 vit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësore për rastin e sulmit terrorist në Banjska të Zveçanit ndaj tre të akuzuarve Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Në këtë seancë u dëgjuan fjalët hyrëse të prokurorit, Naim Abazi, të mbrojtjes dhe palëve të dëmtuar si të akuzuarve.

Në deklaratën e tij hyrëse, prokurori Abazi tha se provat që ata kanë në dispozicion tregojnë se sulmi i 24 shtatorit 2023 ishte i planifikuar dhe mirë i organizuar.

Ai tha synimi i këtij sulmi ishte shkatërrimi i rendit kushtetues, cenimin e integritetit territorial të Kosovës dhe krijimin e kushteve për shkëputjen e komunave veriore të Kosovës.

Mbrojtja e palëve të dëmtuara nga kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit që ishin prezentë në gjykatore sot, dhe gjykim në mungesë për 42 të tjerët që janë në arrati.