Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Para 7 muaj

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit D.K., duke lënë në fuqi vendimet e Gjykata Themelore në Ferizaj dhe Gjykata e Apelit, me të cilat ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë.

Kolegji vlerësoi se nuk ka pasur shkelje procedurale dhe se provat, përfshirë ekspertizat dhe raportin e autopsisë, konfirmojnë se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.

Dënimi me burgim të përjetshëm u konsiderua në përputhje me ligjin dhe rrethanat e rastit.