Kombëtraja e Shqipërisë sot ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit mars, kundër Anglisë dhe Andorës, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
“Do mundohem të flas pak dhe do t’ju lejoj ju të flisni më shumë. Do ta nis me 4 lojtarët që nuk janë në listë për shkak dëmtimi. Mario Mitaj ka problem në pubalgji dhe është vendosur të operohet. Keidi Bare ka dëmtim në pulpë dhe nuk është i disponueshëm për momentin, ka pasur komunikim mes doktorit tonë dhe klubit të Zaragoza-s. Me Elseid Hysajn kam komunikuar vetë dhe mund të jetë i gatshëm për t’u rikthyer pas pauzës së Kombëtares për t’u trajnuar me ekipin e tij. Daku ka të njëjtin problem, pra në pubalgji, dhe do të ketë mundësi të trajtohet për t’u rikthyer shpejt me ne dhe skuadrën e tij.”, deklaroi Silvinjo.
