Tasholli: Qeverisja e Kurtit në pauzë, politikën e kthen në pazar e numra

Para 11 muaj

Analisti Ismail Tasholli ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai e përjeton politikën si “pazar, tuxharllëk dhe numër”.

Në emisionin “Rubikon” , Tasholli u shpreh se mënyra e qeverisjes së Kurtit është e mbërthyer në ethe elektorale dhe se vendi, sipas tij, aktualisht nuk po qeveriset.

“Që një kohë të gjatë ky pushtet është në pauzë. Kryeministri po përpiqet ta justifikojë këtë pauzë institucionale me retorikë elektorale,” tha ai.

Sipas Tashollit, deklaratat e fundit të Kurtit, përfshirë ato nga Londra, dëshmojnë një qasje problematike ndaj politikëbërjes dhe institucionit të qeverisjes.