Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në Gjilan

Para 1 vit

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun e Gjilanit në Kosovë në gjysmën e parë të vitit 2027. Kjo është pjesë e një marrëveshjeje 10-vjeçare mes dy shteteve, që parasheh dërgimin e 300 të burgosurve (jo shtetas danezë) të dënuar me dëbim nga Danimarka.

Burgu i Gjilanit do të përshtatet sipas standardeve daneze, përfshirë renovime dhe ndërtimin e objekteve të reja. Punimet pritet të nisin këtë verë, edhe pse ende nuk kanë filluar. Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, të cilat do të investohen në sistemin korrektues dhe në energji të ripërtërishme. Deri tani, Danimarka ka paguar një shumë fillestare prej 5 milionë eurosh për periudhën e tranzicionit.