Tërbimi te kafshët e egra: Fillon vaksinimi ajror, qytetarët të kujdesshëm

Para 11 muaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar nisjen e fushatës vjeshtore të vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit te kafshët e egra.

Procesi realizohet përmes shpërndarjes së vaksinave nga ajri në zona të caktuara, ndërsa monitorimi bëhet nga inspektorët veterinarë të AUV-it në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

AUV u bën thirrje qytetarëve për kujdes, sidomos familjeve me fëmijë që jetojnë në afërsi të zonave ku hidhen vaksinat.

“Vaksinat janë të destinuara vetëm për kafshët e egra. Fëmijët duhet të udhëzohen të mos i prekin kapsulat nëse i hasin në natyrë”, thuhet në njoftim.

Fushata është pjesë e masave parandaluese për kontrollin e tërbimit, duke synuar mbrojtjen e shëndetit publik dhe atij veterinar.