Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë–Gjilan.
Sipas zëdhënëses së Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:40.
Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
