Trepça rikthen në pronësi një nga objektet e uzurpuara – kompania pa kontratë largohet

Para 11 muaj

Ndërmarrja Trepça ka filluar një aksion për lirimin e pronave të saj të uzurpuara ndër vite, me synimin që ato të kthehen në funksion të ndërmarrjes dhe të shfrytëzohen në mënyrë ligjore.

Sipas raportimit të gazetarit Urall Boshnjaku për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, një nga objektet e uzurpuara është liruar ditën e djeshme nga një operator ekonomik, i cili po vepronte pa kontratë dhe pa leje të vlefshme nga Trepça.

Ky është vetëm hapi i parë i aksionit që pritet të vazhdojë me qëllim rikthimin e plotë të pronave të ndërmarrjes nën administrimin e saj ligjor.