Disa punonjës të Zërit të Amerikës janë dërguar në pushim me pagesë, një ditë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që urdhëron shpërbërjen e shtatë agjencive federale, përfshirë atë që mbikëqyrë Zërin e Amerikës.
Punonjës të shumtë në Zërin e Amerikës, një transmetues mediatik ndërkombëtar që operon në më shumë se 40 gjuhë, e kanë ndarë me Reutersnjë email që i vendoste ata në leje administrative me paga dhe përfitime të plota “derisa të njoftoheshin për ndryshime”.
