TVSH do të ulet në 15%”, Berisha prezanton pikat e programit ekonomik të PD

Para 1 vit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur disa pika të programit të ri të Partisë Demokratike. Sipas tij, plani i shtruar do të ofrojë një seri ndryshimesh në politikat fiskale dhe taksat që ndikojnë në ndërtim.

– Advertisement –

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha ka theksuar se pikat e programit synojnë të ndihmojë qytetarët duke ulur çmimet e karburanteve dhe energjisë për bizneset.

“Kodi fiskal do të miratohet për një periudhë 4-vjeçare dhe do të mund të ndryshohet vetëm për lehtësimin e kushteve për biznesin, jo për rritjen e taksave. Taksa e sheshtë do të vendoset në 10% për të ardhurat nga puna dhe kapitali, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël, ndërsa tavani për përjashtimin nga TVSH do të jetë 18 milionë lekë xhiro vjetore.

TVSH do të ulet në 15%, duke hequr ndalimin e taksës 20% që ka qenë më parë.