U sulmua fizikisht në familje, vdes gruaja nga Klina

Para 10 ditë

Një grua nga Kosova ka ndërruar jetë në QKUK, pasi ishte duke u trajtuar si pasojë e dhunës në familje. Rasti kishte ndodhur në Klinë.

Sipas Policisë, viktima ishte sulmuar fizikisht nga një burrë, ndërsa rasti ishte cilësuar si dhunë në familje dhe lëndim i rëndë trupor.

I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.