Policia e Kosovës ka publikuar detaje të reja për plagosjen e ushtarit 22-vjeçar të FSK-së në fshatin Sharban të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur brenda një veture, ku dyshohet se arma e kolegut të tij është shkrepur aksidentalisht, duke e plagosur viktimën. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma dhe 15 fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
FSK ka konfirmuar se arma e përdorur nuk ishte zyrtare dhe se rasti po hetohet. Ushtari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në QKUK.
