Më 22 maj 1971, një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi në historinë kombëtare të Kosovës. Abdyl Krasniqi, së bashku me shokët e tij, arriti të nxjerrë nga thellësia e një shpelle prej 73 metrash eshtrat e heroit kombëtar Azem Bejtë Galica.
Shpella, që ndodhet pranë fshatit Gllarevë, afër magjistrales Pejë–Prishtinë, që nga ajo ditë mban emrin e Azem Galicës. Ky vend shënon njërin nga simbolet më të forta të rezistencës dhe sakrificës për liri.
Pas nxjerrjes, eshtrat e Azem Galicës u rivarrosën më 28 qershor 1971 në oborrin e kullës së familjes së tij në Galicë, në një ceremoni solemne që mbetet në kujtesën historike të popullit shqiptar.
Foto 1: Momenti i rivarrimit të eshtrave të Azem Galicës, 28 qershor 1971 – Galicë.
