Vdes shtetasi i huaj pasi ra nga lartësia e një objekti në Veternik

Para 1 vit

Një 50-vjeçar, shtetas i huaj ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik mëngjesin e sotëm.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve në vendin e ngjarjes.

Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë  e lëndimeve,  personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë.   Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar Ahmeti.