Një aksident tragjik u mori jetën dy të rinjve të cilët sapo ishin martuar. Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Volos-Agria, pranë Platanidia, ku dy të rinjtë, Kostas Papakonstantinou, 31 vjeç dhe bashkëshortja e tij Kerasia Alimantiri, 31 vjeç, fatkeqësisht humbën jetën pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me automjet.
Sipas mediave vendase mësohet se çifti i sapomartuar u përplasën nga një automjet teksa ishin duke udhëtuar me motorin e tyre. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra ata humbën jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.Kanë qenë miqtë e ngushtë të viktimave, ata të cilët ishin dëshmitarë të skenës tragjike. Për mediat greke, ata kanë folur duke thënë se në momentin e aksidentit ndodheshin me automjetin e tyre mbrapa Kerasias dhe Kostas.
