Shtoni faqen tonë si burim të preferuar në kërkimet e Google.
Protesta studentore në Tiranë ka hyrë sot në ditën e 16-të. Edhe gjatë ditës së sotme, studentët kanë marshuar në kryeqytetin shqiptar, duke protestuar kundër qeverisë dhe politikës shqiptare.
Pas marshimit, protestuesit janë stacionuar përballë Ministrisë së Arsimit, ku kanë vijuar me thirrjet e tyre.
Protesta po vazhdon prej 16 ditësh, ndërsa studentët po mbajnë të gjallë kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve dhe politikës në Shqipëri.
