Iu zbulua llogaria në OnlyFans, mësuesja përjashtohet nga shkolla fetare: Nuk është krim të zhvishesh, më pëlqen të…

Para 1 vit

Një mësuese 29-vjeçare e një shkolle katolike në veri të Italisë është pushuar nga puna, pasi u bë e njohur se ajo kishte një llogari në platformën OnlyFans, ku shpërndante përmbajtje për të rritur.

Vendimi i shkollës erdhi pasi u konsiderua se aktiviteti i saj ishte në kundërshtim me “frymën katolike që udhëheq drejtimin arsimor të institucionit”.

Elena Maraga, e cila punonte në një shkollë pranë qytetit Treviso, ishte pezulluar fillimisht disa javë më parë, pasi një prind – i cili dyshohet se kishte blerë përmbajtje nga llogaria e saj – e raportoi rastin në shkollë. Më pas, çështja mori përmasa më të mëdha, kur bashkëshortja e këtij prindi e denoncoi mësuesen pranë drejtuesve të shkollës.