Analisti Visar Ymeri ka kritikuar mungesën e diskutimeve për të ardhmen pas zgjedhjeve, duke thënë se kjo po krijon pasiguri te qytetarët. Në emisionin “VV Show”, ai deklaroi se partia në pushtet nuk po prezanton plane konkrete për periudhën pas zgjedhjeve, gjë që sipas tij po ndikon në vendimet ekonomike dhe politike të qytetarëve. Ymeri tha se në kushte pasigurie njerëzit fokusohen vetëm te përfitimi i menjëhershëm, duke humbur orientimin afatgjatë për të ardhmen.
