Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump, gjatë pjesëmarrjes në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington.
Në një postim në rrjetin social X, Osmani theksoi se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes, duke vlerësuar udhëheqjen dhe mbështetjen e Trump për stabilitetin në rajon.
