Vjosa “përmbyt” Mifolin, niveli i ujit alarmon për rrezik edhe më të madh

Para 9 muaj

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, ku niveli i ujit ka arritur në 7.45 metra, duke përmbytur tregun e Mifolit. Prurjet mbeten të larta edhe në zonën e Memaliajt, ku niveli ka shkuar në 7 metra, duke paralajmëruar rritje të mëtejshme. Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa banorët janë në gatishmëri për masa parandaluese.