E ardhmja e Jonathan Tah mbetet e paqartë teksa kontrata e tij me Bayer Leverkusenin skadon në fund të sezonit.
29-vjeçari pritet të largohet nga Bundesliga me të përfunduar ky edicion, pasi rinovimi duket pak i mundshëm.
Eksperti i transferimeve, Florian Plettenberg ka përmendur në studion e Sky Sports se në rast se Xabi Alonso merr drejtimin e Real Madridit, Tah mund të jetë njëri nga lojtarët që i shkon pas atij.

Nëse Xabi Alonso do të kalonte tek Real Madridi, mund të mos jetë shumë temë për Florian Ëirtz”.
“Në këtë rast, Jonathan Tah mund të jetë njëri ndër lojtarët i cili e ndjek Xabi Alonson”, ka thënë Plettenberg. Teksa e ardhmja e Tah mbetet e pasigurt, duket se lëvizja e tij e ardhshme mund të jetë në Spanjë, për të përforcuar më tej opsionet e mbrojtjes tek ‘Los Blancos’.
