Zyrtare: Cole Palmer nuk luan kundër Shqipërisë

Para 1 vit

Futbollisti Cole Palmer nuk do të luaj me Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjet e muajit mars, ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Bluve të Londrës, Enzo Maresca,
Maresca nuk e ftoi futbollistin për ndeshjen ndaj Arsenalit, kurse pas humbjes në konferencë tregoi se Palmer është i lënduar dhe do t’i mungoj edhe “Tre Luanëve”.

Cole Palmer nuk do të luaj me Anglinë. Ai është i lënduar dhe ka nevojë për një skanim. Shpresoj që do të rikthehet në fushë pas ndeshjeve ndërkombëtare”, u shpreh trajneri i Chelseat.Trajneri Thomas Tuchel e kishte futur në listë për ndeshjet e këtij muaji, por tani duhet ta largoj lojtarin dhe ai s’do jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Kombëtares së Shqipërisë..