Një i burgosur është arratisur nga burgu në Mitrovicën e Veriut.
Dorde Radomiroviq, 34 vjeç, nga Novi Pazari, është larguar dje nga burgu, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).
Radomiroviq ishte dënuar në vitin 2014 për vrasjen e një personi me kombësi serbe, M.V., nga fshati Leshak, si dhe për plagosjen e rëndë të vëllait të tij.
Policia e Kosovës ka ngritur pika të shumta kontrolli në pjesën veriore të vendit dhe ka angazhuar njësitë K9 me qen kërkimi për ta gjetur.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7” në Klan
