Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të disa produkteve të mishit të ngrirë të pulës, të importuara nga Brazili, pasi në mostrat e analizuara është zbuluar bakteri Salmonella Minnesota.
Bëhet fjalë për produktet e markave Coopavel (LOT: R-14427) dhe Superfrango (LOT: R20598), të importuara nga kompania Apetit SHPK.
AUV u ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë produktet me këta numra LOT-i të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë në pikat e shitjes.
Ndërkohë, kontrollet dhe analizat laboratorike po vazhdojnë për të verifikuar të gjithë sasinë e importuar dhe shpërndarjen e saj në treg.
