Dyshohet për tjetërsimin e 48 parcelave publike në Prishtinë, kërkohet paraburgim për zyrtarin komunal

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e 30 ditëve paraburgim për një zyrtar të Komunës së Prishtinës, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përfshirje në tjetërsimin e kundërligjshëm të pronave publike me vlerë miliona euro.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari me inicialet M.B. është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Dyshimet lidhen me ngjarjet e vitit 2023, kur M.B., në cilësinë e personit përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka përmbushur detyrat zyrtare në verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor.

Prokuroria dyshon se i arrestuari ka ndihmuar në përdorimin e dokumenteve publike të falsifikuara, me qëllim që një personi tjetër, me inicialet N.J., t’i mundësohej përfitimi i kundërligjshëm i të drejtave pronësore.

Si rezultat i këtyre veprimeve, prona publike dyshohet se është bartur në mënyrë të kundërligjshme në emër dhe posedim të N.J., i cili aktualisht gjendet në arrati.

Ndërkohë, në kuadër të hetimeve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e përgjithshme e të cilave dyshohet se arrin në miliona euro.

Masa është ndërmarrë me qëllim të parandalimit të tjetërsimit apo humbjes së pasurisë që dyshohet se lidhet me veprimtarinë e kundërligjshme.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar veprimet hetimore lidhur me rastin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr
Bisedo me KAI

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.