Fitim Doda me pranga në duar, akuzohet për tentativë vrasjeje në Prishtinë

Para 13 ditë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e rishqyrtimit ndaj Fitim Dodës dhe Arijan Sjarinës, lidhur me rastin e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Haxhi Zeka”, në mars të vitit 2024.

Doda akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Doda akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, më 26 mars 2024, Doda dyshohet se kishte shtënë disa herë me AK-47 në drejtim të veturës së Naim Berishës, duke e plagosur atë në qafë.

Prokuroria pretendon se Sjarina, i cili ndodhej në veturën e Dodës, nuk e kishte njoftuar policinë për rastin dhe vendndodhjen e tij.

Doda ishte arrestuar më 24 prill 2024./IndeksOnline/