Shtoni faqen tonë si burim të preferuar në kërkimet e Google.
Dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Francë kundër rritjes së kostos së jetesës, në fundjavën e tretë radhazi të demonstratave.
Autoritetet kanë angazhuar 70 mijë policë në mbarë vendin për të parandaluar dhunën dhe plaçkitjet. Sipas policisë, janë zhvilluar rreth 350 protesta, ku pritet të marrin pjesë deri në 450 mijë persona.
Protestat janë organizuar nga studentë, nxënës, sindikata dhe anëtarë të lëvizjes “Jelekët e Verdhë”. Masat e sigurisë janë shtuar pas përleshjeve dhe akteve të dhunës të regjistruara më 17 tetor.
