Fundjava e fundit e 2025-ës vjen me ngrica e temperatura në minus

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Fundjava e fundit për vitin 2025 do të mbizotërojë me mot të ftohtë e temperatura në minus.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihet mot i vranët, me temperatura nga -3 deri në 4 gradë Celsius.

Ndërkohë të dielën, më 28 dhjetor, temperaturat do të luhaten nga -6 deri në 3 gradë Celsius.

“E shtune – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 -4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimalet. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr
Bisedo me KAI

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.