Gjermania e shpall AfD-në organizatë ekstremiste

Para 1 vit

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës e ka caktuar AfD si një organizatë ekstremiste të krahut të djathtë, duke përmendur qëndrimet ksenofobike si arsye.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës të premten caktoi partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një organizatë ekstremiste të cilësuar të krahut të djathtë që përbën një kërcënim për demokracinë dhe rendin kushtetues, shkruan euronews.

Bëhet e ditur se zyra përmendi qëndrimet ksenofobike të AfD-së mbi përkatësinë etnike si arsye për vendimin, për të cilin tha se ishte diskriminues ndaj gjermanëve jo-etnikë.

Në zgjedhjet e shkurtit, partia doli e dyta, pas CDU-së së qendrës së djathtë dhe përpara SPD-së së qendrës së majtë, dy partitë që do të formojnë qeverinë e re.