Google sjell risi në Gmail, përdoruesit tashmë mund të ndryshojnë adresën e emailit pa hapur llogari të re

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Google ka prezantuar një funksion të ri në Gmail, i cili u mundëson përdoruesve të ndryshojnë adresën e emailit pa pasur nevojë të krijojnë një llogari të re.

Përmes këtij opsioni, përdoruesit mund të ndryshojnë emrin para pjesës “@gmail.com”, duke ruajtur të gjitha të dhënat, mesazhet dhe skedarët ekzistues.

Adresa e vjetër do të mbetet e lidhur me llogarinë si adresë alternative, duke mundësuar pranimin e email-eve në të dy adresat.

Për të kryer ndryshimin, duhet të hyjnë në cilësimet e llogarisë Google, te seksioni “Personal info”, pastaj “Email” dhe “Google Account email”.

Megjithatë, funksioni nuk është ende i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Aktualisht është aktiv në SHBA, ndërsa zgjerimi në vendet e tjera nuk ka një afat të përcaktuar.

Sipas rregullave të Google, adresa e re mund të krijohet një herë në 12 muaj dhe deri në tri herë në total.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr
Bisedo me KAI

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.