Një deklaratë e këngëtares Jonida Maliqi ka shkaktuar reagime dhe një përplasje publike me kolegen e saj, Rozana Radi.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, gjatë një loje ku panelistet duhej të përmendnin një artist që e konsideronin të mbivlerësuar, Jonida Maliqi zgjodhi emrin e Rozana Radit.
Maliqi u shpreh se e vlerëson Rozanën si artiste, poete dhe aktore, por jo për aftësitë e saj vokale, duke theksuar se sipas saj, këngëtarja ka marrë më shumë vlerësim nga sa meriton në këtë aspekt.
“Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim”, deklaroi Jonida.
Nuk vonoi as reagimi i Rozana Radit, e cila iu përgjigj koleges përmes një postimi me nota ironie, duke iu referuar edhe klikimeve në rrjetet sociale.
“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese!”, shkroi Rozana.
Kështu, një deklaratë e bërë gjatë një loje televizive u shndërrua në një shkëmbim replikash mes dy artisteve, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
