Klodi dhe Elijona i dhanë fund romancës së tyre disa javë më parë, por duket se historia e ish-çiftit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi, Klodi ka publikuar një shprehje në rrjetet sociale, e cila ka nxitur reagime dhe dyshime te ndjekësit se mund t’i jetë drejtuar ish-partneres së tij.
“Nuk më intereson nëse nuk më pëlqen. Ti as veten nuk e pëlqen”, thuhet në mesazhin e publikuar prej tij.
Mbetet e paqartë nëse kjo shprehje ishte një thumb për Elijonën apo thjesht një mesazh që Klodi vendosi ta ndajë me ndjekësit.
Kujtojmë se dyshja u njohën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova, ku edhe nisi romanca e tyre.
Kujtojmë se dyshja u njohën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova, ku edhe nisën romancën e tyre.

