Shtoni faqen tonë si burim të preferuar në kërkimet e Google.
Mijëra qytetarë protestuan të shtunën në qytetet kryesore të Italisë kundër rritjes së kostos së jetesës, qeverisë së Giorgia Melonit dhe luftërave në Lindjen e Mesme.
Protestat, kryesisht paqësore, u shoqëruan me tensione dhe përplasje me policinë në Romë, Firence, Bolonjë dhe Torino. Në Bolonjë u përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa në Romë protestuesit hynë në Koloseum.
Për garantimin e sigurisë u angazhuan policë dhe ushtarë. Sipas autoriteteve, nëntë persona u arrestuan, 87 u raportuan dhe 371 u shoqëruan në polici për verifikime.
Kryeministrja Giorgia Meloni tha se e drejta për të protestuar duhet të garantohet, por edhe siguria e qytetarëve duhet të mbrohet.
Në Romë, një grup protestuesish hyri në Koloseum, ndërsa në Bolonjë policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.
