Parakalim motoristik dhe paragllajdizëm më 6 mars në nderim të Epopesë së UÇK-së

Para 7 muaj

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin “Dardanët” dhe Klubin e Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, do të organizojë më 6 mars një parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi në nderim të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ngjarja do të mbahet nën moton “Ta nderojmë historinë tonë të lavdishme”.

Sipas njoftimit, aktiviteti synon përkujtimin me dinjitet të sakrificës dhe historisë kombëtare, duke bashkuar komunitetin e motoristëve dhe sportdashësve në një organizim simbolik e të përbashkët.