Në Klinikën e Oftalmologjisë në QKUK ka ndodhur një avari, pasi ka shpërthyer një gyp uji në sallën e operimeve, në katin e katërt të klinikës. Si pasojë, salla është mbushur me ujë dhe janë anuluar të gjitha intervenimet e planifikuara për ditën e sotme.
