Vitia: Cilësia e shërbimeve shëndetësore kërkon përkushtim dhe bashkëpunim

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

një përkushtim i vazhdueshëm i profesionistëve shëndetësorë ndaj pacientëve dhe profesionit të tyre.

Ai theksoi gjithashtu se zhvillimi i sistemit shëndetësor kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm, pasi asnjë institucion apo shtet nuk mund t’i përballojë i vetëm sfidat në këtë fushë.

Vitia ritheksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, në bashkëpunim me profesionistët, institucionet vendore, partnerët ndërkombëtarë dhe komunitetin akademik.

Në konferencë mori pjesë edhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, e cila vlerësoi bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

Ajo theksoi se përveç qasjes në kujdes shëndetësor, qytetarët duhet të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbime të sigurta, efektive dhe të orientuara drejt nevojave të tyre.

Ambasadorja bëri të ditur se Zvicra ka mbështetur Kosovën përmes projekteve që synojnë përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, zhvillimin e shërbimeve të integruara dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Ajo shtoi se përmirësimi i cilësisë kërkon jo vetëm standarde dhe procedura, por edhe një kulturë të përgjegjësisë së përbashkët nga politikëbërësit, menaxherët dhe profesionistët shëndetësorë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr
Bisedo me KAI

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.