Shqipëria në mesin e 50 vendeve më të mira në arsim, Kosova renditet shumë më poshtë – vetëm e 82-ta në botë

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Shqipëria renditet e 47-ta në botë për rezultatet e nxënësve 15-vjeçarë në matematikë, shkencë dhe lexim, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e 82-të, duke nxjerrë në pah dallimet e mëdha në performancën arsimore mes dy vendeve.

Sipas një renditjeje të publikuar nga Visual Capitalist, bazuar në rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA, Shqipëria ka grumbulluar mesatarisht 425.3 pikë në tri fushat kryesore të vlerësimit.

Me këtë rezultat, Shqipëria lë pas vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Mali i Zi renditet në vendin e 50-të me 421.3 pikë, ndërsa Serbia në vendin e 51-të me 420.3 pikë. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut pozicionohet e 73-ta me 371.7 pikë, kurse Kosova e 82-ta me vetëm 349 pikë.

Diferenca mes Shqipërisë dhe Kosovës arrin në 76.3 pikë, një hendek që nxjerr në pah sfidat e mëdha me të cilat përballet sistemi arsimor në Kosovë.

Në Shqipëri, nxënësit kanë shënuar 435 pikë në shkencë, 433 në matematikë dhe 408 në lexim. Pavarësisht epërsisë rajonale, rezultatet mbeten nën mesataren e OECD-së në të tria fushat.

Në krye të renditjes botërore dominojnë sistemet arsimore të Azisë Lindore. Katër rajonet kineze, Pekini, Shangai, Jiangsu dhe Zhejiang, kryesojnë me një mesatare prej 578.7 pikësh, të ndjekura nga Singapori me 552.7 dhe Tajvani me 531.3 pikë.

Ndër vendet evropiane, Estonia shënon performancën më të lartë, duke u renditur në vendin e shtatë me 511.3 pikë. Në dhjetëshen e parë përfshihen edhe Japonia, Koreja e Jugut, Hong-Kongu, Mbretëria e Bashkuar dhe Zelanda e Re.

Rezultatet tregojnë se, ndonëse Shqipëria qëndron përpara vendeve të rajonit, arsimi në të dyja vendet shqiptare vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme për të arritur standardet ndërkombëtare.

Ndërsa Shqipëria pozicionohet në mesin e 50 vendeve të para, Kosova mbetet shumë më poshtë në tabelën globale, me një diferencë të theksuar në rezultatet e nxënësve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr
Bisedo me KAI

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.