Tragjedi gjatë meshës në Ekuador, kryqi gjigant bie mbi priftin dhe e lë të vdekur – momenti transmetohet drejtpërdrejt

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Guayaquil të Ekuadorit, ku një prift katolik ka humbur jetën pasi një kryq i madh prej druri është shkëputur nga muri dhe ka rënë mbi të gjatë ceremonisë fetare.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 17 tetor, në kishën “Our Lady of Perpetual Help”, ndërsa mesha po transmetohej drejtpërdrejt në internet.

Sipas raportimeve të TMZ, prifti Patricio Alfredo Sánchez Molinari po udhëhiqte meshën pranë altarit, kur kryqi i vendosur në murin pas tij u shkëput papritur dhe e goditi rëndë.

Pamjet e transmetimit tregojnë momentin e incidentit, ndërsa besimtarët e pranishëm reagojnë të tronditur dhe nxitojnë për t’i ardhur në ndihmë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, prifti nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.Vdekja e tij është konfirmuar nga Arqidioqeza e Guayaquil-it, e cila ka shprehur ngushëllime për familjarët, të afërmit dhe komunitetin fetar.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, veçanërisht për faktin se momenti tragjik u regjistrua gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të meshës.
Sinjali

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shkëputjen e kryqit nga muri i kishës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr
Bisedo me KAI

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.