Vrasja e Alinda Zekajt, e cila dyshohet se u privua nga jeta nga kunati i saj, Albert Sylaj, mbrëmjen e 25 tetorit në fshatin Vitomiricë të Pejës, vazhdon të mbetet një ngjarje e rëndë, rreth së cilës ende ka shumë pikëpyetje dhe paqartësi.
Ndonëse i dyshuari është arrestuar pak ditë pas krimit dhe ndodhet në paraburgim, rrethanat dhe detajet që i paraprinë kësaj ngjarjeje tragjike vazhdojnë të jenë në fokus të vëmendjes publike.
Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Kosova Today”, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me atë që dyshohet se ka ndodhur në Stacionin Policor në Pejë, ku sipas tij, mund të ketë pasur zhvillime të rëndësishme para vrasjes,
