Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kundërshtuar paraqitjen e partisë së tij si kundërshtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar këtë ndarje si të padrejtë dhe ofenduese.
Duke folur në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës për Ligjin për Dhomat e Specializuara, Abdixhiku tha se një pretendim i tillë është ofendues edhe për vetë UÇK-në dhe luftën.
“Kur të thuhet se LDK-ja është kundër UÇK-së, ofendon edhe UÇK-në”, deklaroi ai.
Abdixhiku gjithashtu rikujtoi se Dhomat e Specializuara janë ndërtuar me synimin për të qenë të pavarura nga sistemet dhe ndërhyrjet politike në Kosovë.
