Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një alarm sigurie për qytetarët amerikanë që ndodhen në Kosovë, duke u bërë thirrje të tregojnë vigjilencë me afrimin e sezonit të festave.
Në njoftimin e publikuar, Ambasada u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të kenë kujdes ndaj mjedisit përreth dhe të praktikojnë masa të sigurisë personale.
“Ndërsa afrohet sezoni i festave, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë ndaj mjedisit të tyre dhe të praktikojnë siguri personale të shëndoshë dhe ndërgjegjësim situacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
